Lajme
PK-ja jep detaje për policin e suspenduar: Shpërndau një video të një të arrestuari
Demokracia
23:19 | 24 Qershor 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për policin e suspenduar nga Inspektorati i Policisë pasi i njëjti dyshohet për “fotografim apo incizim të paautorizuar”.

Sipas njoftimit, deri te suspendimi i policit ka ardhur pasi është shpërndarë një video e një të dyshuari të arrestuar, e që dyshohet se për këtë, i njëjti ka bërë shkelje disiplinore.

“Në një rast të fundit, ku është shpërndarë një video e një të dyshuari të arrestuar, nën dyshimin se ka shkelje disiplinore në këtë rast nga një zyrtar policor, duke u bazuar në udhëzimin përkatës, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jugu, ka filluar procedurat disiplinore ndaj një zyrtari policor, i cili me vendim të drejtorit rajonal është suspenduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, policia bëri të ditur se ky rast do të trajtohet bazuar në procedurat policore dhe po ashtu është proceduar për hetim kompetencë të mëtejme në Inspektoratin Policor.

Të ngjashme