Lajme
Pjesëtarët e FSK-së përmes një fushate ftojnë të rinjtë të bëhen pjesë e ushtrisë
Demokracia
16:47 | 12 Janar 2023

Share:

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se sot, pjesëtarët e saj, kanë organizuar fushatë informuese lidhur me konkursin për ushtarët e rinj.

“Të organizuar në ekipe mobile, pjesëtarët e FSK-së janë duke realizuar fushatën informuese përmes takimeve e bashkëbisedimit direkt me të rinj e të reja të vendit tonë në çdo lokalitet e institucion me ftesë për të aplikuar dhe inkuadruar në FSK” thuhet në njoftim.

Ministria thotë se, sipas informacioneve nga terreni, ka interesim të madh të të rinjve e të rejave që të aplikojnë në konkursin që është i hapur deri më 15 janar dhe t’i bashkohen radhëve të FSK-së.

“FSK mirëpret të gjitha aplikimet duke garantuar proces fer dhe transparent në përputhje të plotë të akteve ligjore dhe procedurale” përfundon njoftimi.

Të ngjashme