Sport
Pjesa e parë: Anglia, Portugalia e Danimarka në epërsi
Demokracia
21:59 | 23 Mars 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në shtatë ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Diego Armando Maradona”, Anglia po avancon 2:0 si mysafire ndaj Italisë, raporton KosovaPress.

Golat për “Tre Luanët” i shënuan Declan Rice (minuta e 13’) dhe Harry Kane nga penalltia në minutën e 44’.

Po ashtu, në epërsi gjendet edhe Kombëtarja e Portugalisë dhe ajo e Danimarkës.

Portugezët po udhëheqin 1:0 ndaj Lihtenshtajnit përmes golit të Joao Cancelos (minuta e 8’), kurse Danimarka po avancon 1:0 ndaj Finlandës përmes golit të Rasmus Hojlund (minuta e 21’).

Rezultatet e pjesës së parë në ndeshjet e kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian i gjeni më poshtë.

Bosnja e Hercegovina 2:0 Islanda

Danimarka 1:0 Finlanda

Italia 0:2 Anglia

Maqedonia e Veriut 0:0 Malta

Portugalia 1:0 Lihtenshtajni

San Marino 0:1 Irlanda e Veriut

Sllovakia 0:0 Luksemburgu

Të ngjashme