ShowBiz
Pique është aktualisht personi më i urryer në internet pas lajmit se e ka tradhtuar Shakiran
Demokracia
18:13 | 02 Qershor 2022

Share:

Pas rrjedhës së informacionit në publik se Gerard Pique e ka tradhtuar Shakiran, me të cilën është në një lidhje prej 12 vitesh dhe me të cilën ka dy fëmijë, futbollisti i Barcelonës është kthyer në personin më të urryer në rrjetet sociale për momentin.

Përkatësisht, mediat spanjolle kanë raportuar se futbollisti tash e disa muaj jeton i ndarë nga gruaja e tij dhe se është parë shpesh në klubet e natës me shokun e skuadrës, Riqui Puig.

Mijëra përdorues të Twitterit e kanë dënuar Piquen dhe shumë theksojnë se nuk e kanë të qartë se dikujt mund t’i shkonte ndërmend ta tradhtonte Shakiran.

“Pique sapo ka bërë një nga huqjet më të mëdha në shekullin 21”, thuhet në një postim në Twitter.

“Kjo është gruaja të cilën Pique e ka tradhtuar. Më vjen keq për të. Ajo meriton më mirë”, shkruan në një postim me një fotografi të këngëtares, nën të cilën ajo e lavdëronte publikisht bashkëshortin dhe e quante qendrën më të mirë në botë.

“Pique e mashtroi klubin e tij, bëri marrëveshje me njerëz pas shpine, goditi me thikë shokun dhe shokët e tij në shpinë, ndërsa tani e tradhtoi Shakiran. Nuk kam parë kurrë një hipokrit më të madh se kjo ku**ë e zhurmshme”, ka thënë me ashpërsi një tjetër përdorues.

https://twitter.com/RkFutbol/status/1532029682010542081?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1532029682010542081%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpique-eshte-aktualisht-personi-urryer-ne-internet-pas-lajmit-se-e-ka-tradhtuar-shakiran%2F

“Nëse lajmi është i vërtetë se Pique e tradhtoi Shakiran, ai duhet të shpërblehet për njeriun më budalla të vitit 2022. Me të vërtetë ka rënë poshtë”, është një tjetër koment në Twitter.

Pique nuk u kursye as nga komentet negative në profilin e tij në Instagram.

“Shakira meriton më mirë se ti hor”; “Nuk mund ta besoj që e tradhton”; “Imagjinoni ta tradhtoni Shakiran dhe të shoqëroheni me Riqui Puig. Ajo nuk mund të jetë më e trishtuar. E mjera” – janë vetëm disa nga komentet poshtë fotografisë së fundit që qendërmbrojtësi ka postuar në profilin tij në Instagram, ku nuk mungojnë edhe sharjet e shumta.

 

Kujtojmë, këngëtarja e njohur thuhet se e ka kapur Piquen me një femër tjetër dhe të paktën tani për tani janë duke jetuar ndaras.

Çifti janë në lidhje nga viti 2010 dhe janë prindër të dy fëmijëve të përbashkët, Milan dhe Sasha.

Të ngjashme