ShowBiz
Piers Morgan: Pallati po fsheh diçka, kam dëgjuar gjëra alarmante për Kate Middleton
Demokracia
17:38 | 18 Mars 2024

Share:

Piers Morgan ka komentuar teoritë e konspiracionit rreth Kate Middleton duke thënë se ai ka dëgjuar “gjëra alarmante”.

Prezantuesi britanik (58 vjeç) fillimisht pohoi në emisionin e tij “Uncensored” se princesha ishte “ndoshta mirë”, por më vonë theksoi se “pallati po fsheh diçka”.

“Kam dëgjuar shumë histori, edhe nëse gjysma e tyre janë të vërteta, është mjaft alarmante ajo që po ndodh. Nuk di çfarë të besoj”, tha ai.

Gazetari thekson se nuk mund të konfirmojë nëse ajo që zbuloi është e vërtetë, por gjithashtu pyeti veten pse Kate po redaktonte fotot me ‘photoshop’ ndërsa po rikuperohej nga operacioni abdominal.

Kujtojmë se princesha e Uellsit e gjeti veten në qendër të teorive të çuditshme konspirative pasi publikoi një foto të edituar për ‘Ditën e Gruas’.

Herën e fundit që ajo u shfaq në publik ishte në Krishtlindje dhe në janar ajo bëri një operacion abdominal.

E njëjta tha se pritet të kthehet në detyrat zyrtare vetëm pas Pashkëve.

Të ngjashme