Lajme
Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë
Demokracia
10:30 | 21 Mars 2022

Share:

Është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Tutje në komunikatë thuhet se “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”.

Të ngjashme