Lajme
Petrit Selimi publikon artikullin e Financial Times: Si ndryshoi perëndimi ndaj Serbisë pasi këta i dërguan armë Ukrainës
Demokracia
10:30 | 06 Qershor 2023

Share:

Ish-zv/ministri i jashtëm në Kosovë, Petrit Selimi, ka publikuar në rrjete sociale një artikull të Financial Times që flet për dërgimin e armëve të Serbisë në Ukrainë.

Selimi ka ripublikuar disa shkrime të tij ditë më parë, ku kishte paralajmëruar se ky fakt do ta përmirësonte raportin e Serbisë me ndërkombëtarët.

E në artikullin e FT ky përmirësim i raporteve, ndërlidhet me situatën e fundit në veri ku ndërkombëtarë i dolën krahë Beogradit.

“Tubacioni që dërgon municione serbe në frontin ukrainas ka qenë një faktor vendimtar në një ndryshim të dukshëm pasi SHBA, NATO dhe BE së fundmi mbështetën Serbinë në një shpërthim të fundit të tensioneve etnike në Kosovë, sipas tre diplomatëve perëndimorë në rajon”, thuhet në postim.

Të ngjashme