Lajme
Petkoviqi takohet me Lajçakun: Ekspertët tanë morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit
Demokracia
16:23 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun Prishtinë-Beograd, Petar Petkoviq, është takuar sot në Bruksel përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak.

Petkoviq përmes një njoftimi në rrjetin social “X” ka bërë të ditur se me Lajçakun kanë folur për marrëveshjet e arritura deri më tani si dhe për formimin e Asociacionit.

Sot në Bruksel u takova me Përfaqësuesin Special të BE-së Miroslav Lajçak me të cilin kam diskutuar për të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me theks të veçantë për formimin e Asociacionit, por edhe për deeskalimin e nevojshëm.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka thënë se delegacioni i tyre i përbërë nga ekspertë kanë marrë pjesë në diskutime për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit si dhe çështjen e personave të zhdukur dhe tema të tjera.

Ekspertët tanë si pjesë e delegacionit nga Beogradi morën pjesë në diskutimet për formimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit, si dhe çështjen e të zhdukurve dhe tema të tjera të rëndësishme. Si gjithmonë, erdhëm në Bruksel të përgatitur mirë.” – ka shkruar ai.

Të ngjashme