Lajme
Pesë persona janë zhdukur në një nëndetëse që është nisur për të vizituar rrënojat e Titanikut
Demokracia
23:24 | 19 Qershor 2023

Share:

Pasi nëndetësja që po transportonte turistët në turin drejt Titanikut u zhduk në Oqeanin Atlantik, pesë persona që supozohej se ishin në nëndetëse tani janë të zhdukur.

Gjegjësisht, është bërë e ditur se Roja Bregdetare Amerikane është në kërkim të pesë personave në një nëndetëse të zhdukur pranë rrënojave të Titanikut, dhe roja bregdetare ka arritur të bëjë telefonatën e parë në lidhje me nëndetësen e zhdukur dhe të bëjë të ditur informacionin e parë, transmeton Telegrafi.

“Për momentin, ne jemi duke kërkuar për pesë persona të zhdukur”, tha Samantha Corcoran, togere në Rojet Bregdetare, raporton CNN.

Sipas një versioni të arkivuar të faqes në internet të mbajtur nga OceanGate Expeditions – i disponueshëm përmes Arkivit të Internetit Wayback Machine – thotë se nëndetësja mund të strehojë deri në pesë persona: një pilot, një udhërrëfyes dhe tre turistë.

Togerja Corcoran tha gjithashtu se dy aeroplanë dhe një anije janë aktualisht në kërkim të nëndetëses.

Njëri aeroplan është C-130 i Gardës Bregdetare dhe tjetri është një aeroplan P-8 Poseidon nga RCC Halifax, i cili është i aftë të kërkojë dhe zbulojë nëndetëse nën ujë.

Të ngjashme