Lajme
Pesë ministra të Qeverisë Kurti janë duke u hetuar – Hajdari për keqpërdorim të rezervave shtetërore
Demokracia
21:47 | 20 Korrik 2023

Share:

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana, ka folur për mosfuqizimin e Task Forcës Antikorrupsion, e cila kishte filluar punën në vitin 2010 dhe ishte shfuqizuar nga Qeveria Hoti.

Makshana tha se në kohën kur kjo task forcë ishte shfuqizuar, kishte pasur reagime edhe të Vetëvendosjes, por edhe të ambasadave e shoqërisë civile.

“Edhe VV-ja sa ishte pjesë e opozitës kishte ngritur shqetësimet e saj në lidhje me shuarjen e kësaj taskforce, por kanë kaluar disa vite dhe ende e njëjta nuk është fuqizuar, përkundër tentimeve që tani në Projektligjit për Prokurorinë Speciale po tentohet t’i shtrohet një bazë ligjore, por duke e kthyer atë në njësi të veçantë hetimore që do t’i shërbejë Prokurorisë Speciale”.

“Kur e shohim sa vite kanë kaluar, është kryer gati mandati i VV-së si parti në pushtet dhe ende s’kemi parë vullnet nga kjo parti që ta fuqizojë këtë task forcë. Nuk e di nëse ka motive shtesë. Nëse i shohim veprimet e fundit që kanë ndodhur, lë hapësirë për dyshime që ka motive të tjera rreth mosfuqizimit të kësaj task force”, tha Makshana në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Task Forca Antikorrupsion është duke i hetuar 5 ministra të Qeverisë Kurti, e në mesin e tyre edhe një zëvendësministër.

“Nëse e shohim se për çka po dyshohen këta ministra, e kemi rastin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili po dyshohet për rastin kur i kishte ndalur pagat për mësimdhënësit. Është ngritur një kallëzim penal dhe i njëjti po hetohet. Nëse e shohim tek ministrja Rozeta Hajdari, aty flitet për një keqpërdorim me rezervat shtetërore. Është rasti i Hajrulla Çekut, që flitet për një keqpërdorim lidhur me një konsulencë, ku dyshohet që ai po paguhet 5 mijë e 550 euro në muaj, dhe po dyshohet për keqpërdorim të kësaj detyre”, tha Makshana.

 

Të ngjashme