Sport
Pesë gola në pjesën e dytë: Holandës i takon spektakli kundër Ukrainës
Demokracia
22:52 | 13 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian të futbollit.

“Tulipanët” fituan 3-2 spektaklin ndaj Ukrainës në Grupin C, raporton Demokracia.com.

Të gjithë golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes me holandezët që shënuan dy herë për 2-0 me Wijnaldum e Werghostin.

Ukrainasit nuk u dorëzuan përkundër dy golave të parë dhe fillimisht ngushtuan e më pas edhe e barazuan rezultatin.

Por, megjithatë ata nuk arritën që të paktën të fitojnë një pikë në grup.

Holanda e De Boer riktheu avantazhin në pesë minutat e fundit të ndeshjes me Dumfries që realioi me kokë.

Pjesë e grupit me Holandën dhe Ukrainën janë edhe Maqedonia e Veriut e Austria. /Demokracia.com

Të ngjashme