ShowBiz
Përveç Ryan Golsing, kush janë yjet e tjerë të filmit që do të performojnë në “Oscar”
Demokracia
13:12 | 02 Mars 2024

Share:

Të mërkurën është raportuar se aktori i mirënjohur, Ryan Gosling, do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”, kolonën zanore të filmit të shumëpërfolur “Barbie”, këngën “I’m Just Ken”, por producentët shfaqjes kanë bërë të ditur se edhe yje të tjerë të filmave do të performojnë kolonat zanore përkatëse.

CNN shkruan se në “Oscar” do të perfomojnë të gjithë aktorët që janë të nominuar në kategorinë “kënga më e mirë origjinale”.

Nga filmi “Barbie” do të performojp edhe këngëtarja Billie Eilishi, me këngën “What Was I Made For”, e cila gjithashtu është e nominuar për këtë kategori.

Ylli, Jon Batiste do të performojë me këngën “It Never Went Away” nga filmi “ American Symphony”, ndërsa Becky G do të ngjitet në skenë më këngën “The Fire Inside” nga filmi “Flamin’ Hot”.

Kënga e filmit “Killers Of The Flower Moon” do të intepretohet nga artisti Scot George dhe këngëtarët Osage.

Ngjarja e 69-të më radhë e spektaklit se ndarjes së çmimeve “Oscar”, do të mbahet më 10 mars në teatrin Dolby në Hollywood dhe do të transmetohet drejtëpërdretë në ABC.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Prill 2024