Lajme
“Përsos lirinë dhe të drejtat tona” – Kurti uron më në fund Ditën e Kushtetutës
Demokracia
18:36 | 09 Prill 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti ka uruar Ditën e Kushtetutës, duke thënë se ajo shërben për perfeksionimin e lirive dhe të drejtave.

Kurti në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se kushtetuata është një dokument jo vetëm për të përsosur liritë dhe të drejtat, por siç tha ai edhe për të ndihmuar në realizimin e potencialit, përcjell Demokracia.com.

“Kushtetuta jonë është një dokument i gjallë, jo vetëm për të përsosur liritë dhe të drejtat tona, por edhe për të na ndihmuar të realizojmë potencialin tonë. Ajo që na bën të lirë nuk është mungesa e rregullave, por prania e drejtësisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Për Ditën e Kushtetutës uruan edhe krerë të tjerë institucionalë.

Presidentja Osmani tha se sot kujton sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë.

Derisa kryeparlamentari Konjufca, tha se duke miratuar Kushtetutën përfaqësuesit e zgjedhur të popullit siguruan themelet mbi të cilat sot qëndron shteti ynë demokratik dhe sovran.

LEXO EDHE:

Kurti injoron Ditën e Kushtetutës, në qeverisjen e tij u shkel katër herë

 

 

Të ngjashme