Lajme
Përpunuesi kinez i kartave të kreditit refuzon bankat ruse
Demokracia
07:46 | 22 Prill 2022

Share:

Sipas gazetës ruse RBC, përpunuesi i kartave të kreditit të Kinës ka refuzuar të punojë me bankat në Rusi nga frika se mos do të vihej në shënjestër të sanksioneve për luftën e saj në Ukrainë, duke ndërprerë një alternativë të mundshme pasi Visa dhe Mastercard ndaluan shërbimin ndaj tyre, sipas gazetës ruse të lajmeve RBC.

Vendimi i UnionPay prek Sberbank, bankëm më të madhe tregtare e Rusisë, dhe institucionet më të vogla, bëri të ditur gazeta ruse, duke cituar pesë burime të paidentifikuara në bankat e mëdha ruse.

Mastercard dhe Visa pezulluan operacionet në Rusi pasi Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera vendosën sanksione tregtare dhe financiare ndaj qeverisë së Presidentit rus, Vladimir Putin për sulmin e saj ndaj Ukrainës, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Sberbank dhe një institucion tjetër, Tinkoff Bank, njoftuan se po kërkonin të kalonin në UnionPay, i cili operohet nga bankat shtetërore kineze. UnionPay është një nga përpunuesit më të mëdhenj globalë të pagesave, por pothuajse të gjithë biznesin e tij e bën në Kinë.

Zyrtarët amerikanë kanë paralajmëruar se qeveritë ose kompanitë që përpiqen të minojnë sanksionet do të përballen me pasoja.

Qeveria e presidentit kinez, Xi Jinping e ka quajtur Rusinë “partnerin e saj më të rëndësishëm strategjik” dhe ka kritikuar sanksionet ndaj Moskës, por kompanitë dhe bankat kineze duket se janë në përputhje me kufizimet tregtare dhe financiare.

Ndryshe, bankat e tjera të cituara nga gazeta ruse, RBC janë Alfa Bank, VTB, Otkrytie dhe Promsvyazbank.

Të ngjashme