Lajme
Përplasje në Komision mes Krasniqit e Hajdarit: Me qenë si t’i kisha dhënë dorëheqje
Demokracia
15:05 | 19 Prill 2024

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka pyetur ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari se a është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Në Komisionin për Integrime Evropiane, ministrja Hajdari gjatë raportimit të saj nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen e deputetes së LDK-së me arsyetimin se Krasniqi nuk është prokurore.

Krasniqi është përgjigjur duke thënë se “prokurore nuk jam, por kryetare e komisionit dhe kam të drejtë të bëj të tilla pyetje”.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka thënë se po të ishte në vendin e ministres Hajdari do të kishte dhënë dorëheqje.

“Pse nuk po jepni dorëheqje Zonja Hajdari, nuk duhet të ishit sot këtu, kur ki me ofru dorëheqje”, ka thënë Deliu-Kodra.

Në këtë debat ka pasë ndërhyrje edhe nga deputetët e VV-së.

“Driton Hyseni nga VV-ja ka thënë se duhet të marrin fjalën me rend dhe jo të ketë ndërhyrje me pyetje të tilla gjatë raportimit të ministres.

Të ngjashme