Lajme
Perparim Rama tregon ndryshimet e bëra lidhur me parkingjet në Prishtinë
Demokracia
14:49 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se parkingjet në kryeqytet janë duke funksionuar. Rama ka thënë se të enjten me shumicë votash është miratuar rregullorja për Menaxhimin e Parkingjeve Publike.

Sipas kësaj rregullore është eliminuar pagesa për banorët rezident në adresën e tyre dhe është votuar propozimi për ulje të pagesës për parking për automjetin e dytë.

Gjithashtu është bërë zgjatja e orarit të punës deri më 23:00, në mënyrë që të sigurohet se zonat rezidenciale shfrytëzohen nga banorët rezident.

Përveç këtyre, Rama ka thënë se sipas rregullores është bërë kufizim i parkimit të vizitorëve në hapësirat rezidenciale me qëllim që banorët të kenë përparësi.

Njoftimi i plotë:

Parkingje që funksionojnë me rregull në Kryeqytet.

Të enjten me shumicë votash të këshilltarëve komunal u votua Rregullorja për Menaxhimin e Parkingjeve Publike në Kryeqytetin Prishtina.

Ne rregulloren e votuar është eliminuar pagesa për banorët rezident në adresën e tyre. Po ashtu, gjatë seancës u votua propozimi që të ulet çmimi i pagesës për parking për automjetin e dytë. Edhe kjo mjaft pozitive për banorët.

Është bërë zgjatja e orarit të punës së Prishtina Parking deri në orën 23:00 me qëllim që të sigurojë se në zonat rezidenciale hapësirat shfrytëzohen nga banorët rezident. Kësaj i është bashkangjitur edhe kufizimi i parkimit të vizitorëve në hapësirat rezidenciale me qëllim që prioritet të jetë banori i rrugës përkatëse.

Një punë e përbashkët nga të gjithë pjesmarrësit, grupi punues, Prishtina Parking dhe kontributi përmes propozimeve/amandamentimeve nga anëtarët e Kuvendit Komunal, tashmë ka sjellë një rregullore që siguron funksionalitet dhe rregull në lagje dhe në parkingjet e Prishtinës.

Prishtina Parking

Sokol Havolli

Inspektorati i Kryeqytetit

Florian Dushi

#prishtinapraktike💙

Të ngjashme