Lajme
Përparim Rama thotë se rruga “Muharrem Fejza” do të përfundohet për 40 ditë
Demokracia
13:37 | 17 Mars 2022

Share:

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rruga “Muharrem Fejza”, do të përfundojë për 40 ditë, raporton Demokracia.com.

Rama ka treguar se rregullimi i rrugës “uharrem Fejza”, ka qenë premtim i fushatës elektorale.

“Jemi në rrugën “Muharrem Fejza”, ka qenë premtim që do ta bëjmë zgjidhjen. Rrugën e kemi gjetë në gjendje shumë të keqe. Kemi marrë komunën në dhjetor, në dimër, kemi bë prej atëherë deri tash, jemi marrë me çështjen e shpronësimit, negocimit më pronarë, me ta nuk ishte marrë askush përpara.  Për fat të mirë, kemi ardhë te pajtimi, ku jemi duke bë zhvendosjen e kabinave që do t’na lejojë përfundimin e rrugës ‘Muharrem Fejza’”.

“Krejt rruga përpjetë andej ka qenë në një gjendje shumë të keqe, ne kemi marrë masa menjëherë për me shtru me zhavorr sepse gjatë kohës me temperature nën zero, nuk mundesh me kry punë të tjera. Tash që jemi në pranverë, koha ka filluar me u përmirësuar, jemi me temperature në plus, kemi një tempo të zhvillimit në ‘Muharrem Fejza’. Kemi 40 ditë, 39 prej sot deri në përfundimin e rrugës ‘Muharrem Fejza’. Për 39 ditë do ta kryejmë këtë proces”, tha Rama.

Ndërsa, drejtori i investimeve kapitale, Krenar Xhaferi, ka thënë se pas largimit të kioskave do të bëhet edhe rregullimi i skajoreve të rrugës.

“Ne do t’i trajtojmë edhe skajorët që janë dëmtuar dhe kemi bërë plan të hollësishëm”, tha Xhaferi./Demokracia.com/

Të ngjashme