Lajme
Përparim Rama pritet ta “rifreskojë” kabinetin e tij, Prishtinës do t’i shtohen disa drejtori të reja
Demokracia
11:29 | 10 Nëntor 2023

Share:

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka ndërmend ta rrisë numrin e drejtorive komunale.

Demokracia.com nga burime brenda kabinetit të Ramës ka mësuar që Prishtinës po planifikohet t’i shtohen minimum edhe dy drejtori të reja.

Nga qeverisja e Ramës, nënkryetari Alban Zogaj pritet ta marrë njërën prej drejtorive të reja, përkatësisht Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, e cila pritet të krijohet me ndryshimet e reja.

Ndërsa, duke e parë mungesën e stabilitetit me vota në Kuvendin Komunal, drejtor pritet të bëhet edhe Endrit Zabërgja, asamblisti i vetëm i Nismës Socialdemokrate në Prishtinë. Zabërgja pritet të emërohet drejtor i Drejtorisë së Rinisë që po planifikohet të bëhet e veçantë, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, Rama mësohet se i ka disa pakënaqësi edhe me drejtorët e tij dhe është duke e shqyrtuar mundësinë ta bëjë një riformatim të kabinetit, veçanërisht për drejtorët që i kishte riemëruar nga qeverisja e Shpend Ahmetit.

Komuna e Prishtinës aktualisht ka Drejtorinë e Administratës, Shëndetësisë, Mirëqenies Sociale, Arsimit, Kulturës, Sportit, Pronës, Bujqësisë, Financave, Urbanizmit, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Drejtorinë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave. /Demokracia.com/

Të ngjashme