Lajme
Përparim Rama e “sjell Londrën” në Prishtinë, blen biçikleta 500 mijë euro
Demokracia
17:26 | 24 Mars 2023

Share:

Komuna e Prishtinës këto ditë ka hapur një tender në vlerë të 500 mijë eurove. Qëllimi i këtij tenderi është që të blihen disa biçikleta për kryeqytetin, të cilat do të përdoren gjatë sezonit verorë.

Përparim Rama duket se me çdo kusht po tenton që ta lirojë komunikacionin në Prishtinë.

Pas shumë testimeve dhe provave që i ka bërë me bllokim të rrugëve, tash ka nis të përvojë një model të ri, shkruan Demokracia.com.

Në vend të veturave, Rama po tenton të sjell sa më shumë puçikët nëpër qytet.

Për këtë çështje tashmë është hapur edhe një tender që kap vlerën e 500 mijë eurove.

“Furnizim me biçikleta për kryeqytetin. Vlera e parashikuar e kontratës: 500,000.00 euro.  Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 25.04.2023”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Komuna nuk ka dhënë edhe shumë arsye se kush do t’i përdor këto biçikleta dhe për kënd po blihen.

Është thënë vetëm se biçikletat për qytetarët parashihet të shfrytëzohen gjatë verës.

“Autoriteti Kontraktues e sheh te nevojshëm shkurtimin e afatit kohore për këtë projekt pasi qe shfrytëzimi i këtyre Biçikletave për qytetarët parashihet te shfrytëzohen gjatë sezonit veror”.

Janë edhe disa detaje për specifikat teknike që duhet t’i kenë biçikletat.

“Specifikimet minimale të nevojshme për një biçikletë klasike inteligjente. Biçikletë klasike me performancë të fortë me gjurmimin GPS.  Konstruksion anti-vanda. Rezistent ndaj kushteve të jashtme të motit. Sedilja e rregullueshme në lartësi për nevoja të përdoruesve (klientëve), e cila është e siguruar kundër vjedhjes.  Korniza e biçikletës e ndërtuar prej aliazhi të lehtë. Timon alumini”.

Po ashtu këto biçikleta duhet të jenë të sigurta dhe të percjella me GPS.

“Ngjitësa/Stikera në një vend të dukshëm me logo dhe elementë të tjerë të dukshmërisë në marrëveshje me klientin, hapësirë në biçikleta për sipërfaqe reklamimi prej së paku 0.4 m2. Pesha e biçikletës duhet te jete ndërmjet ≤18 kg.  Kyçja elektronike inteligjente (që do të mundëson sigurimin e biçikletës pranë ose jashtë stacionit, alarmin e sigurisë, pozicionimin e saj nëpërmjet komunikimit GPS, GSM, GPRS,  BLE, zhbllokimin dhe kyçjen nëpërmjet aplikacionit mobil, terminalit dhe kartës së  përdoruesit dhe kodit QR)”. /Demokracia.com/

Të ngjashme