Lajme
Izraeli do të rihapë pikëkalimin kyç të ndihmës, thonë SHBA-të
Demokracia
20:09 | 06 Maj 2024

Share:

Gjatë telefonatës së Joe Biden me Benjamin Netanyahun, dyshja diskutuan për kalimin e ndihmave përmes Kerem Shalom.

I ndodhur në cep midis kufirit të Izraelit me Gazën dhe Egjiptin, kalimi është një nga rrugët kryesore që përdoret për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Ai ka qenë i mbyllur gjatë gjithë ditës, me Cogat – organi izraelit që koordinon aktivitetet e qeverisë në territoret e pushtuara – duke thënë se kjo ishte për “arsye sigurie”, pasi sulmet me raketa të Hamasit aty afër vranë katër ushtarë izraelitë dje.

Në leximin zyrtar të SHBA-ve të takimit, thuhet se Netanyahu ka rënë dakord të “sigurojë” që kalimi të jetë i hapur “për ndihmë humanitare për ata në nevojë”.

Ndërsa zhvillimi i fundit, reflekton se Hamasi ka pranuar një armëpushim të propozuar nga Egjipti dhe Katari.

Është ky lajmi i fundit që vjen drejtpërdrejt nga baza e grupimit militant, ku saktësohet se janë pranuar kushtet e një armëpushimi, i cili është ndërmjetësuar në ditët e fundit nga pala egjiptiane dhe ajo e Katarit, ku bisedimet janë mbajtur në Kajro.

Fraksioni islamik tha në një deklaratë se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar kryeministrin e Katarit dhe shefin e inteligjencës së Egjiptit për pranimin e propozimit të tyre.

Detajet më të imta ende nuk janë shpallur, duke përfshirë sa do të zgjasë dhe çfarë do të thotë kjo për pengjet që mbahen në Gaza.

Të ngjashme