Lajme
Përmbytjet masive, mbi 2 mijë trupa të pajetë gjenden nën rrënojat e qytetit libian Derna
Demokracia
11:34 | 13 Shtator 2023

Share:

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur më shumë se 2 mijë trupa të pajetë që nga e mërkura në rrënojat e qytetit libian Derna që u përmbyt si pasojë e vërshimeve masive.

Zyrtarët kanë frikë se numri i personave të vdekur mund të kalojë shifrën 5 mijë, shkruan Associated Press, transmeton Express.

Mbi gjysma e kufomave të gjetura nën rrënoja që nga mëngjesi i së mërkurës janë varrosur në varreza masive në qytetin e Derna, ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Othman Abduljaleel.

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar punën e tyre ditë e natë për të gjetur shumë trupa të tjerë të shpërndarë nëpër rrugë dhe nën rrënoja në qytet. /AP/

Të ngjashme