Lajme
Përleshje mes të dyshuarve dhe policisë gjatë aksionit “Kamera” ku u kapën 91 kg marihuanë
Demokracia
14:31 | 10 Shkurt 2022

Share:

Gjatë aksionit të policisë të koduar “Kamera” ka pasur përleshje mes zyrtarëve policor dhe të dyshuarve.

Gjatë kësaj përleshje, hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare.

Këtë e ka bërë  të ditur Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Reshat Murseli në një konferencë për media, ku u shpreh se vetura e cila nuk përfilli urdhrin policor për ndalje, ishte me targa gjermane.

“Të dyshuarit nuk kanë përfillur urdhërata policor për ndalje. Hetuesit e kanë përdorur armën zyrtare. Vetura e dyshuar me targa gjermane, i dyshuari është arratisur në këmbë. Në kontroll të veturës brenda saj ka gjetur 34 paketime me marihuanë me peshë 91 kg. Janë kontrolluar edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe është arrestuar një 55 vjeçar. Deri më tani një i dyshuar është i arrestuar, dhe policia është në kërkim të së paku edhe tre të dyshuarve”, u shpreh ai.

Lajmi i fundit: Kapen 91 kilogramë drogë në Podujevë, përleshje mes të dyshuarit dhe policisë

Të ngjashme