Lajme
Përleshje fizike mes tre personave në Prizren
Demokracia
15:47 | 23 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Tre persona janë përleshur fizikisht mes vete ditën e shtunë në Prizren.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Jusuf Gërvalla”, rreth orës 17:55.

“Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme