Sport
Përleshje e madhe mes tifozëve gjermanë dhe anglezë, disa dërgohen në spital
Demokracia
18:08 | 27 Shtator 2022

Share:

Momente frike pasditen e së hënës, pak orë para ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Anglisë dhe Gjermanisë në stadiumin Wembley.

Një grup ultrasish gjermanë, rreth 100 sipas dëshmive, në fakt kanë sulmuar një pub, afër stadiumit “Wembley”, pak para orës 18:00.

Ultasit ishin të armatosur me mjete të rëndë si dhe doreza hekuri.

Huliganët nisën të qëllonin këdo, siç thanë disa dëshmitarë.

Një zëdhënës i policisë britanike tha: “Rreth orës 18:00, oficerët mësuan për trazira në një pub në Dagmar Avenue në zonën e ëembley. Zyrtarët u përgjigjën shpejt dhe ndanë grupet e tifozëve të përfshirë. U bënë arrestime të shumta. Agjentët qëndruan në zonë për kontrolle të mëtejshme”.

Shumë video u shpërndanë në internet dhe menjëherë u bënë virale në rrjetet sociale.

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024