Lajme
Përkrahësit e LVV-së kërcënojnë djalin e dëshmorit që nuk u pranua në KEK
Demokracia
22:19 | 04 Prill 2022

Share:

Demokracia.com kishte raportuar ditë më parë se Patriot Brahimi, djali i dëshmorit Halim Brahimi, nuk është pranuar në pozitën si zjarrfikës në KEK, anise mori pikët e nevojshme. Në vend të tij, “u shpërblye” Albinot Bërbatovci, i cili duket i afërt me njerëz të LVV-së.

Brahimi ka thënë se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

Ndërsa, sot përmes një postimi në Facebook, Brahimi ka njoftuar se ka filluar të marrë edhe kërcënime.

Ai ka thënë se është kërcënuar nga të punësuarit në KEK.

Në fotot që ka publikuar Ibrahimi shihet komenti kërcënues që i është bërë nga një faqe me fotografi të Albin Kurtit.

“Nisin kërcënimet e të pranuarve në KEK , por si gjithë herë duke besuar në institucionet e Kosovës: Kërkoi nga Policia e Kosovës edhe Prokuroria e Republikës së Kosovës që të merren më këtë rast” ka shkruar Patriot Ibrahimi.

LEXO EDHE:

FOTO| Djalit të dëshmorit i bëhen “dallavere” në konkursin e KEK-ut, në vend të tij “shpërblehet” një person i afërt me LVV-në

Të ngjashme