Lajme
FOTO| Djalit të dëshmorit i bëhen “dallavere” në konkursin e KEK-ut, në vend të tij “shpërblehet” një person i afërt me LVV-në
Demokracia
18:07 | 01 Prill 2022

Share:

Patriot Brahimi, djali i dëshmorit Halim Brahimi, nuk është pranuar në pozitën si zjarrfikës në KEK, anise mori pikët e nevojshme. Në vend të tij, “u shpërblye” Albinot Bërbatovci, i cili duket i afërt me njerëz të LVV-së. Përveç kësaj, ai i ka edhe tre anëtarë të familjes të punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilëve, siç duket në punë do u bashkohet së shpejti edhe vetë.

Patriot Brahimi sot përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, njoftoi se nuk është pranuar në pozitën e zjarrfikësit në KEK, duke denoncuar padrejtësitë që i janë bërë, raporton Demokracia.com.

Brahimi ka thënë se në testin me shkrim kishte marrë 70 pikë dhe pas intervistës kur ishin mbledhur pikët nga dy testet, atij në fund i kanë dalë vetëm 54.1 të tilla.

Por, siç duket në këtë pozitë e kishin të domosdoshme sistemimin e dikujt tjetër, konkretisht Albinot Bërbatovcit, i cili rezulton të jetë i afërt me LVV-në, raporton Demokracia.com.

Brahimi ka treguar se Bërbatovci ka edhe tre familjarë të punësuar në KEK. Babai i tij, Idriz Bërbatovci, punon në Burime Njerëzore, vëllai i tij Gëzim Bërbatovci punon në zyrën ligjore, ndërsa nëna e Albinotit, që tash është punësuar si zjarrfikës, punon në KEK/TCSA.

Për më tepër, Albinot Bërbatovci rezulton ta ketë mik edhe Milot Podvoricën, i cili del të jetë drejtor i zyrës ligjore në KEK. Ky i fundit rezulton të jetë edhe aktivist dhe përkrahës i LVV-së, gjë të cilën më së miri e dëshmojnë postimet e tij në Facebook, ku shihet se është simpatizant i Albin Kurtit.

Deri më tani, sipas Brahimit, të gjithë punësuarit janë anëtarë të LVV-së dhe mbi 40 persona janë familjarë të zyrtarëve të KEK-ut. /Demokracia.com/

Të ngjashme