ShowBiz
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Celine Dion, humb kontrollin ndaj muskujve
Demokracia
08:25 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Ylli i muzikës Celine Dion vazhdon të luftojë me sëmundjen, por lajmet nuk janë pozitive për gjendjen e sa shëndetësore.

Motra e saj, Claudette, ka bërë të ditur se këngëtarja ka humbur kontrollin e muskujve.

Çrregullimi neurologjik me të cilin është diagnostikuar 55-vjeçara ka filluar të përkeqësohet duke e penguar atë të këndojë.

“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar.Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe në ato të saj, synimi është rikthimi në skenë. Por kordat vokale janë muskuj dhe zemra është gjithashtu një muskul. Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk prek shumë njerëz.“-deklaroi motra e saj.

Të ngjashme