Lajme
Përjashtimi i arsimtares me shami në Suharekë, reagon Ismaili
Demokracia
22:55 | 01 Shtator 2022

Share:

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Ismaili ka reaguar pasi përjashtimit të arsimtares me shami Remzie Lezi në Suahrekë.

Ismaili në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se i sfidon të gjithë ato që thonë se janë kundër çdo diskriminimi për vajzat dhe gratë mbi 18 vjeç, por assesi nën 18 vjeç, kur është fjala për liritë fetare dhe shaminë.

“Hajde të shohim për të satën herë me radhë sa të njëmendta ishin deklaratat e juaja”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i Ismailit, pa ndërhyrje:

Sfida +18

I sfidoj të gjitha ato që thonin se jam kundër çdo diskriminimi për vajzat dhe gratë +18, por assesi nën 18 vjeç, persona jomadhor apo fëmijë. (Kur vjen fjala te shamia dhe liritë fetare)

Ja ku e keni rastin që është rast që ngërthen në vete të drejtën e punës, të drejtat e njeriut, shanset e barabarta dhe barazinë gjinore.

Hajde të shohim për të satën herë me rradhë sa të njëmendta ishin deklaratat e juaja. ?

LEXO EDHE:

Në Suharekë, përjashtohet arsimtarja nga shkolla për shkak të shamisë

Të ngjashme