Lajme
Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, nuk dihet kur do të mbahet seanca e radhës
Demokracia
14:11 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ka përfunduar konferenca ndaj ish-kreut të UÇK-së, Salih Mustafa.

Para pak çastesh ka përfunduar konferenca ndaj ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, raporton Dmeorkacia.com.

Gjatë kësaj seance kishte kundërshtime të fuqishme në lidhje me fillimin e gjykimit, pasi që mbrojtja kërkoi që gjykimi të fillojë në muajin gusht, kurse prokuroria insistonte që të fillojë në muajin mars.

Mirëpo në fund të seancës, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, kërkoi nga prokuroria dhe mbrojtja se kur do të ishte koha e përshtatshme për mbajtjen e seancës së ardhshme, por edhe këtu kishte kundërshti.

Prokurori kërkoi që seanca e radhës të mbahet në fillim të muajit mars, kurse mbrojtja kërkoi pas dy muajsh.

Lexo edhe: 

Mbrojtja e Mustafës thotë se po i bëhet presion nga prokuroria

Sipas avokatit, Julius Von Boné, pas dy muajsh do të ishte koha më e përshtatshme pasi që deri atëherë do të dinin edhe ecurinë e hetimeve të tyre, raporton Demorkacia.com.

“Avokati, unë do të thosha pas dy muajsh, thjeshtë arsyeja është se atëherë do të kemi një ide më të qartë se ku kemi shkuar me hetimet tona dhe do të kemi një ide më të qartë për fillimin e gjykimit”, deklaroi avokati, Julius Von Boné.

Pas kësaj, gjykatësi Guillou e përmbylli seancën e sotme, përderisa nuk u dha ndonjë afat apo datë se kur do të mbahet seanca e radhës. /Demokracia.com/

Të ngjashme