Lajme
Mbrojtja e Mustafës thotë se po i bëhet presion nga prokuroria
Demokracia
13:34 | 01 Shkurt 2021

Share:

Ka vazhduar me kundërshtime seanca kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Në seancën kundër ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, ka pasur kundërshtime të ashpra në mes të mbrojtjes dhe Prokurorisë së Specializuar.

I tërë ky kundërshtim ka ardhur për shkak të kohës së fillimit të gjykimit ndaj Salih Mustafës, raporton Demokracia.com.

Ishte fillimisht Prokuroria e Specializuar e cila tha se gjykimi duhet të fillojë në muajin mars, mirëpo avokati i Salih Mustafës, Julius Von Boné, ka kundërshtuar fuqishëm prokurorinë, duke thënë se kjo është e pamundur, për shkak se i duhet kohë që të intervistojë dëshmitarë.

Zëvendës i Prokurorit të Specializuar, prokurori Alex Whiting, ka thënë se është Gjykata ajo që vendos për afate kohore dhe jo mbrojtja.

“Nuk besoj që mbrojtjes i takon vendosjes së kushteve për afatet kohore. I takon gjykatësit që ta bëjë këtë. Ne e kuptojmë që mbrojtjes i duhet kohë dhe kjo është edhe në interesin tonë. Por që ta zvarrisin deri në muajin gusht, kjo është e papërligjur, e papranueshme. Unë mendoj se është e rëndësishme që gjykatësi të vendos sa më parë për çështjen e nisjes së gjykimit dhe t’i jepet një kohë e përshtatshme”, tha Whiting, raporton Demorkacia.com.

I menjëhershëm ishte reagimi i avokatit, Julius Von Boné ndaj fjalës së prokurorit, i cili theksoi se i duhet kohë që të gjejë dhe intervistojë dëshmitarë për të gjitha çështjet e ngritura nga prokuroria.

“Pikat faktike janë në lidhe me dëshmitarët që do t’i intervistojmë dhe jo për ndonjë debat. Qëndrim i prokurorisë sa i përket fakteve se ka një lloj baze për qendër e paraburgimit, kjo është një çështje e cila nuk është thjeshtë objekt debati, por edhe çështje që ngreh pikëpyetjet e  veta për neve si mbrojtje për të ngritur dyshimet e tona, se a kishte një objekt një shkollë në Zhllash, se çfarë kishte kjo shkollë, çka ishte ky objekt. Unë nuk dua që të diskutoj e debatoj për diçka që nuk ka dëshmitar, dhe për këtë do të përpiqemi që të gjejmë dëshmitarë për të pandehurin dhe të prezantojmë fakte dhe këto fakte a janë ashtu siç paraqiten në aktakuzën e përpiluar. Kjo i takon trupit gjykues që ta vendos këtë. Por ne si mbrojtje kërkojmë që ta kemi kohën e duhur që të vijmë në pikën e duhur”, theksoi Julius Von Boné.

Mirëpo, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, theksoi se të gjitha këto duhet të sqarohen para se të fillojë gjykimi.

Sipas Guillou, nëse palët kanë ndonjë dyshim në lidhje me ndonjë fakt të caktuar, atëherë duhet të sigurojnë fakte dhe të paraqesin nëpër seanca.

“Ju nuk keni detyrimin që të pajtoheni me faktet. Pika e dytë, ky nuk është momenti për të debatuar faktet. Kjo do t ë bëhet në gjykim,. Nëse nuk jeni i sigurt për disa fakte nëse nuk keni pasur kohë për sqarime të mjaftueshme. Marrëveshja është për të përshpejtuar procedurën dhe nuk jeni të detyruar që të diskutoni për çështjet që do të diskutohen në gjyq. Ju nuk jeni të sqaruar për një pikë ytë caktuar dhe kur thënë këtë që nuk keni rënë dakord për një çështje të caktuar, kjo nuk do të thotë që nuk duhet të diskutohet tani. Por marrëveshja në këtë fazë është që ju nuk keni detyrimin që t’i keni të gjitha faktet për hollësitë e lëndës. Unë them që a është fakt apo jo, kjo mbetet për t’u përcaktuar dhe ky është një fakt që duhet ta provojë prokuroria në mënyrë që ta deklarojë dhe ta bëjë fakt dhe nëse themi që mbrojtja nuk pajtohet me këtë fat, por i takon prokurorisë që të caktojë në lidhje me një fakt apo jo, dhe le ti lidhet prokurorisë dhe nëse ti vetëm je dakord, kjo është një fakt. Prandaj mendoj që është e dobishme që unë dhe kolegët e mi të palës tjetër ta kemi një sqarim. Pra nëse ne themi se një fakt i caktuar nuk është i diskutueshëm, atëherë nuk ka nevojë të diskutohet më tutje”, deklaroi Guillou, raporton më tutje Dmeokracia.com.

Në anën tjetër, prokurori Jack Smith, deklaroi se Prokuroria dëshiron që sa më shpejtë të nis gjykimi.

“Ne do të dëshironim që ne ta bënim më herët. Ne jemi dakord që të ulemi të diskutojmë me ta për të sqaruar çdo pikë që është e paqartë për mbrojtjen. Në fillim duhet të biem dakord se cilat janë faktet për të cilat nuk pajtohemi në mënyrë që t’i hapim rrugë gjykimit”, theksoi Smith.

E avokati, kërkoi që të bëhen katër seanca.

“Propozoj që të bëhen katër seanca. Fillimisht dy. Pra e theksoj se ka të bëjë që ka të bëj me çështje të fakteve dhe jo të ligjit. Në lidhje me këtë dokument shpresoj që të gjejmë një bashkëpunim me prokurorinë dhe kërkojë nga prokuroria që materialin të na dorëzojë edhe në gjuhën shqipe pasi që klienti im do ta ketë edhe më të lehtë”, tha avokati, Julius Von Boné.

E pas kësaj, të gjithë u dakorduan që pas një muaji të kenë përfunduar të gjitha diskutimet.

Por, avokati Julius Von Boné, e ritheksoi se i nevojitet kohë për hetime për shkak të intervistimit të dëshmitarëve,

“I nderuar gjykatës nuk kam një datë të përcaktuar në mendje. Nuk e kam në mendje se kur mund të jetë një datë për fillimin e gjykimit. Është shumë e qartë që mbrojtjes i duhet një kohë për hetimet. Dhe sipas mendimit tim dhe duke pasur parasysh numrin e dëshmitarëve që do të mund të thërrasim, dikur nga korriku mund të fillojë gjykimi në këtë periudhë kohore. Ndoshta nuk do ti kemi përfunduar hetimet tona, por kjo një kohë e përshtatshme kur mund të fillojmë gjykimet”, u shpreh avokati, Julius Von Boné, raporton më tutje Demokracia.com.

Ndaj deklaratës së avokatit, Julius Von Boné, reagoi në mënyrë të ashpër Zëvendës i Prokurorit të Specializuar, prokurori Alex Whiting.

“Ka pasur kohë të mjaftueshme për hetime. Kështu që duhet t’i kalohet çështja trupit gjykues në mars. Nëse ju dëshironi ti jepni mbrojtjes më shumë kohë, kjo çështje do të shtyhet”, u shpreh ai.

Pas kësaj deklarate të prokurorit Alex Whiting, reagoi avokati, Julius Von Boné, i cili tha se po i bëhet presion i  madh që t’i dorëzojë dokumentet.

“E ritheksoj që ne jemi në një presion shumë të madh që të dorëzojmë dokumente për protokollim apo të dorëzojmë dokumente për këtë çështje dhe balanca është shumë e madhe. E përsëris që mbrojtjes i duhet një kohë shumë më shumë”, theksoi Julius Von Boné, raporton Demokracia.com.

Por këtë kërkesë dhe këtë deklaratë të avokatit Julius Von Boné, prokurori Alex Whiting e quajti argument fals.

“Kjo është një argument fals. Ne kemi pasur shumë kohë për hetime, por detyrimi i mbrojtjes është krejt ndryshe…. mbrojtja nga ana tjetër e ka çështjen ndryshe, ata e kanë një aktakuzë të përpiluar dhe më pas duhet t’i përgjigjet asaj çështje. Mbrojtjes i duhet kohë për këtë, por nuk mund të bëhen krahasime të njëjta. Duke pasur parasysh gamën e ngushtë që duhet të diskutohen ne duhet sa më shpejtë që të fillojmë gjykimin”, u shpreh prokurori, Whiting.

Në anën tjetër gjykatësi i procedurës paraprake, Guillou, i tha mbrojtjes së e kupton që i duhet më shumë kohë për hetime dhe se këto duhet të jenë të arsyeshme.

Përsëri avokati, Julius Von Boné, kërkoi kohë për hetime. Sipas tij, deri në muajin korrik mbrojtja do të jetë e gatshme që të fillojë gjykimi.

“Gama e çështjes së alibisë është shumë më e madhe…. nëse kjo thuhet se kjo është çështje e qartë dhe e ngushtë, unë nuk pajtohem me këtë, sepse ka plot çështje që nuk jemi dakord. Të kundërshtosh diçka vetëm me fjalë kjo nuk ka kuptim dhe kjo mund të bëhet vetëm me dëshmitarë që duhet të kundërshtojnë atë fakt. Prokuroria ka pasur dhe ka gjithmonë më shumë mjete për ti kryer hetimet e veta dhe mjeti kryesor që kemi ne është që të kemi më shumë kohë që ti kryejmë hetimet tonë”, theksoi Julius Von Boné, raporton Dmeorkacia.

Pas kësaj, gjykatësi kërkoi pauzë prej gjysmë ore dhe të sqarohen. /Demokracia.com/

Të ngjashme