Sport
Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Napoli – Roma, ky është rezultati
Demokracia
21:35 | 29 Janar 2023

Share:

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës mes Napolit dhe Romës, e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Skuadra nikoqire ka shkuar në pushim me epërsi 1:0 ndaj “Giallorossi” në stadiumin “Diego Armando Maradona”, shkruan Demokracia.com.

Osimhen realizoi super-gol për t’ia dhënë Napolit avantazhin ën minutën e 17-të, falë edhe asistimit nga Kvaratskhelia.

Napoli ishte më kërkues edhe në minutat në vazhdim, krahas Romës e cila nuk e rrezikoi asnjë herë seriozisht portën e napolitanëve.

Në këtë duel nga minuta e parë për vendasit po paraqitet i zakonshmi, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani./Demokracia.com/

Të ngjashme