Diaspora
Përfundon numërimi i votave nga diaspora, nesër shpallen rezultatet përfundimtare
Demokracia
18:27 | 03 Mars 2021

Share:

Para pak çastesh ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora.

Para pak çastesh në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora apo votave të ardhura me postë, raporton Demokracia.com.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare.

Lexo edhe: 

KQZ-ja të enjten shpall rezultatin – çfarë pastaj?

Ai po ashtu ka bërë të ditur se janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës.

Njoftimi i plotë i Elezit, pa ndërhyrje:

Në këto momente është përmbyllur edhe numërimi i votave nga jashtë Kosovës.

Një falënderim i madh për qindra vajzat dhe djemtë e këtij vendi që u angazhuan me vullnet në këtë proces numërimi që kërkon tepër përkushtim, durim, energji dhe mbi të gjitha saktësi. Po ashtu, falënderim edhe për stafin tjetër që janë angazhuar kaq shumë këto ditë në QNR.

KQZ-ja do të shpall të enjten rezultatet përfundimtare, në ditën e 18 pas ditës së zgjedhjeve, ashtu si më 2014 dhe 2017.  Pavarësisht kësaj, kjo është një kohë rekord për faktin se si në asnjë proces tjetër, kësaj radhe janë rinumëruar më shumë vendvotime (564) dhe janë numëruar më shumë se 32 mijë vota me kusht dhe rreth 57 mijë vota të ardhura përmes postës. /Demokracia.com/

Të ngjashme