Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Sot është mbajtur mbledhja virtuale e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Demokracia.com.
Kjo mbledhje u mbyll një herë me kërkesën e kryediplomatit rus, për largimin e flamurit në prapavijën e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, mirëpo mbledhja kishte vazhduar me prezencën e flamurit kosovar.
Kryediplomatja nga Kosova në këtë takim, Donika Gërvalla tha se dialogu mund të jetë prioritet vetëm atëherë kur Serbia e pranon faktin se ka kryer krime në Kosovë, ndërsa ministri serb Nikola Selakoviq u ankua se në Qeverinë e Kosovës, Lista Serbe e ka vetëm një ministri./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Kryediplomatja kosovare thotë se Serbia së pari t’i pranojë krimet, pastaj të fillojë dialogu me ta
LEXO EDHE: