ShowBiz
Përfshihet nga flakët lokali i Noizyt në Durrës
Demokracia
10:24 | 11 Qershor 2023

Share:

Lokali i reperit të njohur, Noizy, është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Biznesi në pronësi të babait të reperit, Bashkim Rajku, ndodhet në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, sipas informacioneve të policisë, mësohet se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al

Të ngjashme