ShowBiz
Performanca e The Weeknd në Super Bowl kthehet në ‘meme’ në internet
Demokracia
16:16 | 09 Shkurt 2021

Share:

Këngëtari The Weeknd performoi në Super Bowl para pak ditësh një kolazh  të hiteve të tij, duke përfshirë “Can’t Feel My Face”, “Earned It” dhe hitin e tij më të fundit, “Blinding Lights”.

Duke filluar nga mjetet piroteknike, dritat vezulluese e deri tek shoqëruesit e tij fytyra e të cilëve ishte e mbuluar me fasho performanca e këngëtarit u komentua shumë nga të gjithë, shkruan Demokracia.com.

Edhe pse u pëlqye shumë, një pjesë e performancës së tij u kthye në ‘meme’ qesharake nga shumë përdorues të rrjetit social Twitter.

Ishte pjesa ku The Weeknd u duk se humbi i hutuar në një labirint kompleks.

Përdoruesit e Twitter shpërndanë këtë pjesë me mbishkrime të ndryshme qesharake. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme