Lajme
Përdoruesit e trotinetëve bëhen pengesë për qytetarët, reagon Milazim Krasniqi
Demokracia
22:30 | 02 Korrik 2022

Share:

Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj përdoruesve të trotinetëve, që janë bërë pengesë për qytetarët.

“Propozimi im është që sheshi kryesor i Prishtinës t’u lihet qenve dhe trotinetaxhive. Me urdhër të klyetalit Pelpalim Lama, të gjithë qytetarëve t’u ndalohet rreptësishtë dalja në shesh”.

“Për të mirën e tyre, natyrisht. Pse? Sepse ose po i kafshojnë qentë, ose po i lëndojnë trotinetaxhitë. Prandaj le të trusin nëpër shpija”, ka shkruar Krasniqi.

Vetëm gjatë ditëve të fundit disa persona janë lënduar nga aksidentet që kanë pësuar me trotinetët e tyre.

Të ngjashme