Lajme
Përdorimi “tre sekondësh i armës”, 7 vjet e gjysmë burgim, 600 mijë euro në mes: Qysh u bë edhe më tragjik rasti i Agonis Tetajt?
Demokracia
22:20 | 17 Mars 2024

Share:

Me 7 vjet e 6 muaj është dënuar Shaban Gogaj për vrasjen e Agonis Tetajt në vendin e punës. Kjo është hera e dytë që dënohet në lartësinë e njejt, meqenëse rasti është kthyer në rigjykim.

“I akuzuari Shaban Gogaj, është fajtorë për shkak të veprës penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 të KPRK-së dhe për vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së. I akuzuari Isuf Cacaj është fajtorë për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve, andaj gjykata konform dispozitave ligjore të akuzuarit I gjykon:

Të akutuarit Shaban Gogaj, për veprën penale të vrasjes nga pakujdesia I cakton denim me burgim në kohëzgjatje prej 5 vitesh, për veprën penale penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve I caktohet dënim në kohëzgjatje prej 3 vitesh. Dënimi unik nëkohëzgjatje prej 7 vite e 6 muajsh. Në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.”

Ndërsa i akuzuari Isuf Cacaj u shpall fajtorë për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar të armëve, iu caktua dënimi me gjobë në shumën prej 2000 eurosh.

Agonis Tetaj ishte vrarë më 12 qershor 2019 në Deçan. Familja ishte detyruar të publikojë pamjet e ngjarjes, pas dyshimeve se procesi nuk është i drejtë.

Derisa për familjen e të vrarit, dënimi është i ulët, ndryshe mendon Avokati i dorasit, Besnik Berisha. Sipas Berishës për përdorimin siç thotë ai tre sekondësh të armës, dënimi është i lartë.

Ndërkohë, dy ditë para se të shpallet ky Aktgjykim, në fjalën përfundimtare, ka ndodhur një ngjarje krejt e pazakont.

Bashkëshortja e të vrarit Agonis Tetaj, u zgjua në këmbë në gjykatë dhe e mohoi se kanë kërkuar 600 mijë euro kompensim.

Ky fjalim shkaktoi përplasje të ashpër ndërmjet Avokatit Besnik Berisha e avokatit të viktimave. Madje aty u përmend edhe përqindje e 600 mijë euroshit. Avokati Berisha akuzonte avokatin e viktimave se mund të ketë pasur interes në shifrën e lartëpërmendur.

Izet Godeni

Izet Godeni dyshohet se e vrau bashkëshorten e tij me sëpatë.

Madje, për këta ai ishte dënuar me 25 vjet burgim.

Por, rasti është kthyer në rigjykim. Para se të filloi shqyrtimi, propozimi ishte që publiku të largohej nga salla. Për këtë u pyet edhe vet Izet Godeni, i cili e dha dritën e gjelbër.

Vëllai i Blerim Sallahut

Vëllai i Zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahu, ka dalur këtë të enjëte para gjykatës.

Ai dhe tre të tjerë akuzohen për fajde, që nga viti 2017.

Në seancën e së enjtes të akuzuarit kërkuan që mediat e publiku të përjashtohen. Madje njëri nga të akuzuarit e parashikoi rezultatin final të kësaj séance. Seanca do të dështonte, pikërisht siç tha ai në një moment.

Që nga koha kur ishte ngritur aktakuza për pesë vite nuk ishte mbajtur asnjë seancë.

Nacionale gjatë javës ka përjellur edhe seanca të tjera, poashtu interesante. Për të ndjekur fillimin, rrjedhjen dhe përfundimin e gjykimeve.

Të ngjashme