Lifestyle
Përdorimi i kremrave për bebe nga të rriturit: Ç’thonë ekspertët
Demokracia
16:10 | 17 Prill 2024

Share:

TikTok nuk njeh limit eksperimentimi dhe këtë herë po i tregon botës se përdorimi i kremit dedikuar bebeve bën mirë për lëkurat me probleme.

I njohur si “face basting”, ky trend nxit personat që kanë lëkurë të dehidratuar dhe me tendencë skuqjeje, të aplikojnë sasi të konsiderueshme kremi për beba në fytyrë. Ky produkt duhet të përmbajë okside zinku dhe zakonisht përdoret nga prindërit në të pasmet e foshnjave për të qetësuar skuqjet nga fërkimi me pelenat.

Mjekët dermatologë thonë se këta kremra janë krijuar për të luftuar dermatitin dhe problemet me irritimin. Ata kanë përbërës që ndihmojnë me inflamacionin dhe janë veçanërisht të balancuar për të mos shkaktuar efekte anësore në lëkurën delikate të foshnjave.

Dermatologët nuk e hedhin plotësisht poshtë këtë trend, pasi mbështesin dhe konfirmojnë ndihmën që ingredientët aktivë i japin lëkurës pas aplikimit, por sugjerojnë që të rriturit të mos e bazojnë kujdesin ndaj lëkurës në një produkt për bebe. Është e nevojshme që për lëkurat veçanërisht të irrituara dhe me tendenca skuqjeje, të ketë trajtim më të thellë, me përbërës të tjerë që gjenden vetëm në produktet e të rriturve.

Të ngjashme
Lifestyle • 28 Prill 2024