Sport
Përdori fyerje raciste ndaj garuesve afrikanë, drejtori i ekipit olimpik gjerman përjashtohet nga Tokio
Demokracia
16:23 | 29 Korrik 2021

Share:

Drejtori i ekipit olimpik të çiklizmit gjerman, Patrick Moster e ka pësuar keq pas fyerjeve raciste në Lojërat Olimpike.

Gjatë garës së çiklizmit të meshkujve, Moster u dëgjua duke i bërtitur çiklistit të tij, Nikias Arndt: “Zëri çiklistët deve! Zëri çiklistët deve, jepi!”, duke bërë përpjekje për t’i zënë rivalët nga Eritrea dhe Algjeria.

Ndonëse Moster kërkoi falje më vonë, ekipi olimpik gjerman njoftoi të enjten se ai do të dërgohej në shtëpi, pas një takimit të mbajtur rreth komenteve të tij dhe pasojave me të cilat do të përballet ekipi i tyre.

“Ne jemi të bindur se kërkimfalja e tij publike, për komentet raciste që i bëri dje, ishte e sinqertë”, tha presidenti i DOSB dhe lideri i delegacionit gjerman në Tokio, Alfons Hormann. /Demokracia.com

Të ngjashme