Sport
Përballja vendimtare e Shqipërisë me Poloninë, ky do të jetë çmimi i biletave në “Air Albania”
Demokracia
22:47 | 23 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në tetor për tu ndeshur me Hungarinë në transfertë dhe do të presë Poloninë në shtëpi.

Për sfidën me Poloninë, FSHF-ja ka bërë publike nxjerrjen në treg të biletave për tifozët që do të jenë të pranishëm në “Air Albania”.

Kapaciteti do të vazhdojë të jetë 30% sipas masave të marra nga qeveria për rregullat anti-covid, ndërsa interesi pritet t’i jetë i madh pasi lufta për vendin e dytë sa vjen e bëhet më e fortë. Çmimet e biletave do të variojnë nga 10 mijë lek të vjetra deri në 180 mijë lekë në tribunën VIP. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024