Kuriozitete
Përballja në UNESCO: ‘Luftë’ ruso-ukrainase dhe për një supë
Demokracia
17:52 | 02 Korrik 2022

Share:

UNESCO ka përfshirë traditën e gatimit të borschit në Ukrainë në listën e saj të trashëgimisë kulturore të rrezikuar, një veprim i inkurajuar fuqishëm nga Kievi dhe i kundërshtuar ashpër nga Moska.

Ukraina e konsideron borschtin – një supë e trashë ushqyese e bërë nga panxhari – një pjatë kombëtare, megjithëse konsumohet gjerësisht në Rusi, vende të tjera ish-sovjetike dhe Poloni.

Kultura e gatimit të borschit ukrainas “është përfshirë në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale që ka nevojë për mbrojtje urgjente”, tha agjencia e OKB-së.

Vendimi u miratua pas një procedure të përshpejtuar të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës dhe “ndikimi negativ në këtë traditë për shkak të luftës”, shton UNESCO.

Kievi e përshëndeti lëvizjen dhe ministri ukrainas i kulturës Oleksandr Tkachenko deklaroi në Telegram se “fitorja në luftën për borschtin është e jona (…) ne do t’i fitojmë të dyja luftërat, për borschtin dhe në këtë luftë aktuale.”

UNESCO deklaroi se lufta “kërcënoi qëndrueshmërinë” e kulturës së gatimit të kësaj supe në Ukrainë.

“Zhvendosja e njerëzve [përbën një kërcënim] … pasi njerëzit nuk janë në gjendje jo vetëm të gatuajnë ose të rritin perime lokale për borschtin, por edhe të mbledhin … gjë që minon mirëqenien sociale dhe kulturore të komuniteteve,” tha agjencia e OKB-së. .

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova e kritikoi masën si një përpjekje për t’ia dhënë borschtin “një populli… një kombësie… Kjo është ksenofobia,” tha ajo

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024