Lajme
Përballja me flakët – zjarrfikësit e Deçanit intervenuan në tetë raste ditën e djeshme
Demokracia
09:47 | 28 Gusht 2023

Share:

Komuna e Deçanit gjatë ditës së diele është përballur me shpërthimin e zjarreve në disa prej fshatrave të kësaj komune.

Zjarrfikësit e kësaj komune kanë njoftuar se kanë intervenuar në tetë raste, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot nga ora 11 deri në orën 16 pothuajse në të njëjtën kohë kemi intervenuar në 8 raste dhe fatmirësisht të gjitha me dëme minimale. Falënderojmë edhe kolegët nga Juniku dhe Peja”, thuhet në njoftimin e tyre

Edhe Airanit Hamzaj i cili është pjesëtar i zjarrfikësve në Deçan, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar për intervenimet dhe shpëtimin e një shtëpie nga djegia.

Hamzaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’ua paguaj orët shtesë.

“Edhe këtë shtëpi e shpëtuam. Çdo punë, do përkushtim (8 intervenime vetëm sot). Kur profesioni shndërrohet në pasion. Kryeministër na paguaj të paktën orët shtesë, dhe na i plotëso disa kushte të cilat i kemi urgjencë. Nuk e kemi ndërmend me ikë nga ky shtet”, ka shkruar ai.

Të ngjashme