Lajme
“Për sigurinë e Kosovës po punojmë ditë e natë” | Nga një ndeshje futbolli në një shtet, në fushata politike në shtetin tjetër
Demokracia
15:20 | 20 Tetor 2023

Share:

“Siguria e Kosovës duhet të jetë prioritet edhe për institucionet e shtetit, edhe për popullin, edhe shoqërinë. Për këtë punojmë ditë e natë, me krejt çfarë mundemi e dimë”.

Kështu, siç tha kryeministri Kurti sot, do të duhej të ishte edhe në realitet. Por, e vërteta është krejt tjetër.

As kryeministri Kurti, as presidentja Osmani dhe as kryeparlamentari Konjufca, nuk po sillen konform situatës së sigurisë dhe paralajmërimeve që kanë ardhur pikërisht prej tyre për rrezikun që Republikës së Kosovës i kanoset nga Serbia, shkruan Demokracia.com.

E vërteta është krejtësisht ndryshe nga deklaratat politike ditore të kryeministrit Kurti.

Në momentet kritike me të cilat përballet Kosova, Kurti i pashqetësuar ka vazhduar vizitat jashtë vendit, duke lënë në harresë “sigurinë e Kosovës”, për të cilën thotë se “po punon ditë e natë”.

Vetëm dy javë pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kryeministri Kurti shkoi në Britaninë e largët për të marrë pjesë në aktivitetet politike të partisë politike të labursitëve. Ndërsa, nata e sulmit terrorist në Banjskë, atë e kishte zënë në Zvicër, duke u përzier edhe në zgjedhjet e atjeshme.

Mënjeherë pasi u kthye nga Britania e Madhe, Kurti nuk qëndroi shumë në Kosovë dhe mori rrugën për në Tiranë, për të parë ndeshjen e futbollit të kombëtares shqiptare, duke lënë vendin “nën rrezik”.

Jo vetëm Kurti, por edhe dy liderët e tjerë shtetërorë, presidentja Osmani dhe kryeparamentari Kurti, e kanë lënë të vetëm shtetin e Kosovës në një kohë tensionesh dhe vetëm pak ditë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, Osmani ka qëndruar në Kroaci për disa ditë, kurse kryeparlamentari Konjufca ka vizituar Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. /Demokracia.com/

Kosova mbetet pa “zot shtëpie”, të gjithë liderët gjenden jashtë vendit

Të ngjashme