Lajme
Kosova mbetet pa “zot shtëpie”, të gjithë liderët gjenden jashtë vendit
Demokracia
23:58 | 09 Tetor 2023

Share:

Kosova ka mbetur pa zot shtëpie. Presidentja Osmani, kryeministri Kurti e kryeparlamentari Konjufca fluturuan në Kroaci, Britani të Madhe e Gjermani.

Presidentja Osmani përmes rrjetit social “X” ka njoftuar se në ka nisur një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Ndërsa kryeministri Kurti pasi u përzi së fundmi  në zgjedhjet e Zvicrës, u nis dje për në Britani të Madhe, ku edhe këtu do të marr pjesë në Konferencën e Partisë Laburiste.

Ndërkaq kryeparlamentari Glauk Konjufca shkoi në Gjermani, ku siç njoftoi edhe shefi i kabinetit të tij, atje do t’i ketë 7 takime zyrtare.

Se a do të sjellin ndonjë rezultat këto takime të krerëve të shtetit mbetet për tu parë. Por ajo që dihet dhe është e faktuar, të tre me këto vizita shkelën Ligjin për Protokollin e Shtetit, Neni 19- paragrafi 4 , cili parasheh që tre krerët e shtetit në të njëjtën kohë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit.

“Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, bëhet e ditur në Ligjin për Protokollin e Shtetit.

Të ngjashme