Kuriozitete
Për herë të parë një grua transgjinore kurorëzohet Miss Portugalia
Demokracia
12:28 | 07 Tetor 2023

Share:

Për herë të parë një grua transgjinore kurorëzohet Miss Portugalia, e cila do të konkurrojë në El Salvador për titullin Miss Bota.

Në garë do të jetë edhe një transgjinore tjetër, Miss Holanda.

Stjuardesa Marina Machete , 28 vjeçe, fitoi konkursin e zhvilluar të enjten në Borba.

“Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë”,shkroi ajo në faqen e saj të internetit pasi fitoi kurorën e lakmuar në konkursin e bukurisë.

“Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”, shtoi ajo.

Ndërsa në korrik të këtij viti  22-vjeçarja Riki Kole u bë gruaja e parë transgjinore që u kurorëzua Miss Holanda .

Machete dhe Colle nuk janë transeksualët e parë që konkurrojnë për titullin e Miss World, pasi në 2018-ën, ishte  Angela Ponte e Spanjës, e cila konkuroi në këtë event bukurie.

Të ngjashme
Kuriozitete • 15 Maj 2024