Lajme
“Për fëmijët”, zbulohet çfarë shkruante në raketën ruse që ra mbi civilë e fëmijë ukrainas
Demokracia
14:56 | 08 Prill 2022

Share:

Mbetjet e njërës prej raketave të hedhura pranë stacionit Kramatorsk duket se kanë fjalët “për fëmijët” të shkruara në rusisht.

Fraza – “za detei” në rusisht – sugjeron se është qëlluar në mbështetje të fëmijëve, ose në hakmarrje ndaj një sulmi ndaj fëmijëve, në vend që të synonte fëmijët, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.

Zyrtarët ukrainas thonë se sulmi i stacionit hekurudhor në Kramatorsk ka vrarë të paktën 39 persona, përfshirë katër fëmijë.

Stacioni po përdorej për evakuimin e civilëve nga rajoni Donbas në Ukrainën lindore, ku luftimet janë intensifikuar ditët e fundit./Demokracia.com/

Të ngjashme