Lajme
Për çka e kundërshtoi mbrojtja e Selimit prokurorinë, që bëri që seanca të kalojë në private?
Demokracia
11:36 | 11 Prill 2023

Share:

Në seancën e së martës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku po intervistohet dëshmitarja e parë e Prokurorisë Speciale, kjo e fundit kërkoi që të pranohen si prova-materiale shtesë edhe paragrafët 18-21 të seancës përgatitore.

Ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi, avokati Geoffrey Roberts, i cili e pa të çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohet si informacion shtesë.

Andaj, duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve lidhur me të njëjtat.

Dëshmia e dëshmitares së parë, pritet të zgjasë katër ditë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka filluar ta marrë në pyetje dëshmitaren, në seancë private.

Të ngjashme