Lajme
Pentagoni shtyn angazhimin e Gardës Kombëtare në Kongres
Demokracia
08:20 | 10 Mars 2021
ilustrim

Share:

Pentagtoni do të vazhdojë të angazhojë 2,300 trupa të Gardës Kombëtare në Uashington, për të mbrojtur ndërtesën e Kongresit amerikan edhe për dy muaj të tjerë. 

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka miratuar një kërkesë Policisë Kongresit për shtyrë angazhimin e trupave deri 23 maj, ka njoftuar Pentagoni 9 mars. 

Ky numër është rreth përgjysmë më i vogël sesa 5 mijë e 200 trupa të Gardës Kombëtare që janë të angazhuara aktualisht në Uashington për të mbrojtur Kongresin.  

Pentagoni ka thënë se do punojë me Policinë e Kongresit javët vazhdimpër zvogëluar gradualisht gjurmët e Gardës Kombëtare, varësisht si janë kushtet”. 

Prej 6 janarit, kur mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump kanë sulmuar Kongresin amerikan, trupat e Gardës Kombëtare janë angazhuar Kongres, për ruajtur ndërtesën dhe ligjvënësit aty. 

Në një raport të hartuar me kërkesë të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, është thënë se Policia e Kongresit nuk ka qenë e përgatitur mirë për t’u përballur me turmat më 6 janar. 

Të ngjashme