Lajme
Pentagoni: Luftanija amerikane dhe anije të tjera sulmohen në Detin e Kuq
Demokracia
17:10 | 03 Dhjetor 2023

Share:

Pentagoni ka thënë se një anije luftarake amerikane dhe shumë anije tregtare janë sulmuar në Detin e Kuq.

Kjo vjen pasi agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar tha se kishte marrë raporte për një sulm me dron në ngushticën Bab al-Mandab të Detit të Kuq, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Më herët, ajo raportoi aktivitetin e dronëve me origjinë nga Jemeni, si dhe një shpërthim të mundshëm, dhe u bëri thirrje anijeve në zonë të jenë të kujdesshme.

Të ngjashme