Sport
Peja zyrtarizon përforcimin e tretë, nënshkruan me basketbollistin kanadez
Demokracia
15:42 | 09 Shkurt 2023

Share:

Basketbollisti kanadez, Devoe Joseph është përforcimi i tretë i KB Pejës, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit pejan në rrjetet sociale.

Joseph transferohet në “Karagaç” nga ekipi polak, Enea Zastal, ndërkaq karrierë ka bërë edhe në Ukrainë, Spanjë, Turqi, Francë Izrael e Finlandë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Zyrtare: Devoe Joseph nënshkruan me KB Peja

KB Peja ju njofton se ka nënshkruar kontratë ma lojtarin kanadez, Devoe Joseph. Lojtari i pozitës dy ka një eksperiencë në Liga elite të Ukrainës, Spanjës, Turqisë, Francës, Izraelit, Finlandës dhe së fundi ishte pjesë e ekipit Enea Zastal të Polonisë.

Ai pritet që sot të i bashkohet ekipes dhe të i ndihmoj ekipen në vazhdim të kampionatit.

Mirë se vjen Devoe!

Welcome Devoe./Demokracia.com/

Të ngjashme